Ka ikur në amshim Haki Bajram Gashi- Babi i Heroit Tahir Gashi
Të mërkurën ne pasditen e 22 korrikut 2021,ka ikur në amshim njeriu më i moshuar në Landovicë dhe njeriu shumë i respektuar ‘’Baca Ki’’ kështu e thërrisnin të gjithë në Landovicë. Hak Gashi ishte një burrë i kalitur nëpër dekada dhe ishte një bamirës i pashoq, Të gjithë ata që kanë njohur i dinë edhe meritat dhe mirësitë e Tij. Ishte një enciklopedi e vogël që dinte ngjarje dh raste që mbante në mend, Ai ishte një atdhetar i përbetuar sepse këtë atdhedashuri e kishte bartur tek bijë ë tij. Bakiu veprimtar i dalluar në diasporë, Kurse Sherifi një atdhetar e veprimtarë i shumë organizimeve në Kosovë. Që në kohën e studimeve Sherifi dallojë si një atdhetar, ishte i organizuar që para luftë në kalitjen djemve të rijë për ti përgatitur për luftë, ishte veprimtar politik që shkroi qindra parulla në paralufte në Kosovë kur dënoheshin njerëzit për dy shkronja, Sherifi shkruante parulla të gjata me qindra metra,Po ashti edhe Iliri ,Kurse sugari më i ri i Bacës Ki Tahiri ishte ndër të parët që shkoi në fronte dhe pas shumë betejave në Vërri ra për të mos vdekur kurrë, Ai diti të kalit bijë e tij për lirinë e Kosovës:Sot ai iku për tu bashkuar më Heroin e Kosovës të birin e tij Tahirin të birin e tij të cilin e deshi shumë por ai u burrërua dhe këtë krenari e mbajti në brenda vetes bashkë me Nanën -Fahrije burrëreshë e çmuar / Baca Haki ,iku nga kjo botë duke lënë zbrazëti të madhe në familje e fshat, I lehtë i qoftë dheu atij burri të fjalës e Besës./qendrapress,com/