Ka ndërruar jet legjenda e sportit prizrenas Agim Bytyçi
Komuniteti sportiv e në veçanti ai i futbollit, sot ka marrë një lajm të hidhur, sot pasdite pasi ka ndërruar jetë ish kryetari i për i FFK-së, Agim Bytyçi. Njeriu që ka bërë shumë për futbollin prizrenas dhe atë kosovar
Agim Bytyçi njihet si një si një njeri i madh i sportin, kontributi i tij për futbollin e Kosovës ishte kulminant, i jashtëzakonshëm dhe i papërsëritshëm për nga rrethanat. Në vitin 1991 pra në fund të muajit gusht u formua Federata e Republikës së Futbollit të Kosovës, ku u zgjodh kryetar i parë i saj Agim Bytyçi. Agim Bytyçi deri sot ka jetuar në qytetin e Prizrenit dhe kontributi i tij çmohet lartë . Ai ishte kryetari i parë (historik) të FFK-s dhe ish kryetarin shumë vjeçar të KF Liria, z. Agim Bytyqi.
Baca Agim ishte vetë historia e futbollit kosovar.
I pari që udhëhoqi FFK-në pas pavarësimit të futbollit kosovar (nga korriku i vitit 1991) në vitet më të rënda, por që ishin vetë krenaria e kohës.,ishte njeri i afërt i dashur dhe mbi të gjithë kishte shumë vlera respektuese. Ai pos sportit u pensionuar duke qene edhe drejtor në ‘’ Hidroregjioni Jugor’’ ku ka dhen kontribut të çmuar, Ai nuk do të harrohet edhe shumë kohë për veprat e mira që ka bërë në jetën e tij. Baca Agim ti nuk do të harrohesh , sepse jeta jote ishte në shërbim të Prizrenit./qendrapress.com/