Ka ndërruar jetë Ahmet Gashi profesor i SHMU ,,Lekë Dukagjini’ në Prizren

0

               Sot, më 14.07.2021, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish kolegut tonë, Ahmet Gashi. Me këtë rast në emër të drejtorisë së SHMU ,,Lekë Dukagjini” në emër të arsimtarëve dhe nxënësve shprehim ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e kanë njohur arsimtarin Ahmet.  Familje e nderuar e Ahmet Gashit, ndjehuni krenar për më të dashurin tuaj, i cili nuk ishte vetëm i juaji, por i të gjithë nxënësve të cilëve iu dha mësim dhe i të gjithë atyre që e njohën. Puna, serioziteti dhe qëndrimi i tij në procesin mësimor do të jenë të paharrueshme.  Dhembja dhe pikëllim që sot e ndjeni për më të dashurin tuaj, të jeni të bindur se edhe ne, bashkëpunëtorët, kolegët dhe nxënësit e tij e ndajmë këtë dhimbje bashkë me ju, i cili na iku pa na thënë lamtumirën e fundit.

Shpirti i tij pushoftë në Parajsë!

Drejtoria dhe kolektivi i SHMU ,,Lekë Dukagjini” Prizren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *