Ka ndërruar jetë Bedi Kabashi, ish veprimtar i dalluar i Këshillit të Financave
Në moshën 71 vjeçare ka ndërruar jete Bedi Kabashi një ish veprimtar i dalluar i Këshillit të Financave në Prizren. Bediu gjatë jetës së tij ka pasur nje veprimtari të bujshme, Mirëpo aktiviteti i tij ishte një angazhim i madh në lagjen ’Xh, Doda’’ku ai ishte udhëheqësi i Këshillit të Financave e njëherit ka qene edhe anëtarë i Kryesisë së Këshillit Komunal të Prizrenit, Ai për një jetë të tërë ka treguar aktivitete kombëtare dhe po ashtu ka qene njëri ndër organizatorët e shuam aktiviteteve humanitare që patën organizuar si shoqata e të tjera, Ai do të mbahet mend gjatë si një personalitet që nuk ka ndalur së vepruari për të jetësuar vendimet e Republikës së Kosovës, Varrimi i tij bëhet nesër pas faljes se xhumasë dhe varroset në varrezat e qytetit të Prizrenit./qendrapress.com/