Ka ndërruar jetë Dr.Orhan Morina,nga Prizreni me punë e vendbanim në SHBA
Sot, ka ndërruar jetë Dr. Orhan Morina, një person i mrekullueshëm. Ishte gjithmonë i afërt, i buzëqeshur, pozitiv. Krijoi një familje shembull dhe kujtime që do të mbesin përgjithmonë. Klodina, Lyra, Arsa, Jona jeni në mendjen e në zemrat tona në këto momente.’’ Shkruan ish ambasadorja e Kosovës në SHBA , Teuta Sahatqija, Orhani i takon një familje atdhetare dhe një familje me traditë të shkollimit, Ai ishte djal i vëllait të ish prokurorit Skënder Morina dhe ish NDSH-ist të njohur Ahmet Morina. Dr Orhani pas një sëmundje të rëndë sot, paska vdekur, varri i i tij prite të bëhet në SHBA, kurse e pamje organizohet nga nesër për tri ditë në familjen e dr Orhanit në Prizren. Ata që kanë njohur Dr Orhani e dinë se ai ishte një mjek i përkryer si dhe personalitet më kulturë e zemërgjerësi /qendrapress.com/