Ka ndërruar jetë edhe  një humaniste e atdhetare Elisabeth Poniku

Shkrimtari i njohur shqiptar   që punon e vepron ne  Zvicër  Gëzim Ajgeraj ,njofton  se ‘’

Me dhimbje dhe pikëllim te thelle ju njoftojmë miq dhe dashamirë se sot ka ndrruen jetë:

Elisabeth Poniku

17.03.1952 – 15.01.2024

Varrimi i të ndjeres bëhet në varrezat në Malësi e Verrinit në

Lubiqevë më namazin e ikendis të mërkuren më daten

17.01.2024.

Me pikëllim; Ahmet Poniku

Po kush ishte Elizabeta Poniku:

Elizabetë Poniku e lindur në Gansingen të kantonit të Argaus, më 17 mars 1952, bijë e një legjioneri e ushtaraku, me një rritë e jetë shum dinamike. Jeta e sajë në këtë portret të shkurtër do të dukej shum e thubtë për aktivitetin dhe veprimtarinë që ka, por se ajo që neve na shtynë të portretizojmë në pika të shkurta portretin e sajë, është kontributi i sajë për çështjen e Kosovës dhe luftën e UÇK-së në veçanti. Si një grua Zvicerjane e martuar me një shqiptar, fati e deshitë natyralizohet dhe të bëhet edhe banore e Malësisë, vendi i origjinës së burrit të sajë. Ky fakt dhe fati i popullit të Kosovës së robëruar, si një Zvicerane me një ndjenjë e vetëdije të lartë për lirinë, ajo u bë krah i fatit të atdheut të burrit të sajë dhe çështjes së lirisë së Kosovës në Përgjithësi.

Aktiviteti i sjë gjithmonë ka koinqiduar me aktivitetin e bashkëshortit të sajë (Ahmet Ponikut), dhe thënë realishtë, ajo në vazhdimësi ka ndjekur, ka mbështetur e përkrahur aktivitetet e burrit të sajë dhe shqiptarëve në Zvicër, në favor të çlirimit dhe liris së Kosovës. Si Zvicerane, fatin dhe të mirën individuale e ndau me fatin e çështjes shqiptare dhe popullit të Kosovës. Pa u ndalë shum tek aktivitetet e sensibilizimit të çështjes së Kosovës, vijmë tek etapa e fundit, ajo e fillimit të luftës në Kosovë.

Qysh në fillim të vitit 1998 (tani më kur veq filloi lufta në Kosovë), në bashkëveprim me disa Anëtarë të Shtabit të përgjithshëm të UÇK së dega jashtë vendit, Ajo emrohet pjesë e Shtabit qendror të Logjistikës nga Jashar Salihu dhe mori përsipër sigurimin e Armëve dhe të municionit, që do ti dërgoheshin Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Qysh nga fillimi i luftës e deri nga fundi i atijë viti ajo dha një kontribut të jashtëzakonshëm për gjithë logjistikën e UÇK-së dhe mjetet e tjera përcjellëse për nevojat e ushtarëve të lirisë në Kosovë. Ndoshta nuk është ende koha apo edhe e arsyeshme të detajizohemi në detaje, por se kontributi i sajë u dekonspirua nga shteti dhe diku nga vjeshta e 1998-tës, ajo edhe u burgos. Në këtë kohë Karla Del Ponte, ngritë padi dhe e burgosë Elizabetën, Murat Jasharin (Kumanovën) dhe disa veprimtar të tjerë. Pikërishtë në këtë kohë, Karla Del Ponte jep dorheqje nga detyra e kryetares së gjykatës federale të Zvicrës dhe caktohet kryeprokurore e gjykatës ndërkombëtare të Hagës. Edhe pse ky grup i veprimtarëve të UÇK-së (një pjesë nuk e përmendëm), u dënuan me burgim e me kusht, veprimtarinë dhe kontributin nuk e ndalën deri në çlirimin e Kosovës.

Elizabeta ishte dhe mbeti një grua emblemë e kontributit për çështjen shqiptare dhe për luftën e Ushtris Çlirimtare të Kosovës (në Zvicër), deri në çlirimin e sajë. Kontributi i sajë vazhdoi edhe pas luftës duke kontribuar me mjete e të mira materiale, në rindërtimin e Kosovës.

Pas luftës ajo u dekorua me medaljen e artë; “Adem Jashari”, nga Shoqata e Veteranëve të Ushtris çlirimtare të Kosovës në Prizren. Jeton dhe vepron në Zvicër, por se nuk i mungon as Prizrenit, që herë pas here e viziton e interesohet për ecjen e Kosovës përpara.

Respekt veprës së kësaj zonje të madhe që bëri aq shum për shqiptarët dhe Kosovën!

I përjetshëm dhe i pa harruar kujtimi për Elizabeta Ponikun!

Shpirti i past dritë në parajsë!