Ka ndërruar jetë gazetari dhe veterani i UÇK-së, Ragip Guraziu.

Ka ndërruar jetë gazetari dhe veterani i UÇK-së, Ragip Guraziu në moshën 73 vjeçare, gazetar i mediumeve të ndryshme vendore. Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e kanë bërë publik familjarë të të ndjerit. Përveç kontributit të tij atdhetar për çlirimin e Kosovës, ai për shumë vite ka punuar në mediume të ndryshme si, Bota Sot, Epoka e Re, Telegrafi, Suhareka Online dhe Radio Theranda. Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e enjte në vendlindjen e tij, në fshatin Bllacë të Suharekës.