Ka ndërruar jetë gazetari therandas Rasim Thaçi

0

     Sot ka ndërruar jete  gazetar therandas,  i cili për një koh  ishte gazetar i cili ka trajtuar tema te shumta. Lidhur me këtë e bëri të ditur veterani i gazetarisë kosovare Refki Reshitaj. Ai shkruan’’   Lajmi për ikjen Tënde kaq të papritur nga kjo jetë, miku dhe kolegu im shumëvjeçar, Rasim Thaçi,më la pa frymë, me dhembje dhe pikëllim. Nuk të kisha takuar prej promovimit të librit tim, kur më urove me aq dashamirësi dhe ngrohtësi,siç dije vetëm Ti me ate shpirtmirësi të veçantë që kishe ! U dëgjuam me telefon para pak ditësh, me the për telashet që kishe pas me shëndetin,por nga biseda që bëmë më dukej se ndjeheshe shumë mirë.

Sot,pikërisht në këto çaste po bëhet varrimi yt, për shkak të situatës vetëm me prezencën e familjes,por përkundër këtij realiteti, unë me mendje e zemër jam aty afër, duke ta thënë lamtumirën e fundit,por edhe nderimin, respektin dhe kujtimin për Ty dhe miqësinë 50 vjeçare që kishim bashkë me bashkëpunimin në gazetari para,gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Pusho i qetë MIKU im e ne do të mbesim krenar që të njohëm dhe të kishim shok e koleg!’’ Rasimi mbetet një  nga  gazetarë që ishte i urtë të sjellshëm e puëtorë i këtillë do të mbahet mend/ qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *