Ka ndërruar jetë Mihrije Qollaku-Buqa, gruaja dhe nëna e dy djemve dëshmorë: Nebihut dhe Imerit e Enverit
Luftëtari i lirisë Zenel Zekolli ka bërë të ditur se ka vdekur , bija Bllacjane, Mihrije Qollaku-Buqa. Ai me këtë rast ka shkruar: Të vizitonim në çdo pranverë, për të dhënë forcë, kurajë dhe respekt për djemtë tuaj dhe burrin që ranë për Atdhe. Por ti ishe ajo që na jepje neve vullnet dhe kurajë për të vazhduar jetën me krenari, dhe na thoshe: O vëllezërit e mi, o bijtë e mi “Liria nuk vjen pa gjak” Andaj rrini krenarë me të gjithë ata që ranë për këtë tokë! Kurse sot me 30 tetor 2022 ti ju bashkove bashkëshortit Nebihut dhe dy djemve: Imerit dhe Enverit që ranë për Lirinë e Atdheut, ju bashkove atyre që jemi krenarë me ta: Heronjve të kombit. Shkove në amshim. Djemtë e tu Xhemajli dhe Skënderi, nipat dhe mbesat që u kujdese aq shumë për ta, do të jenë çdo herë krenarë me ty, me ty Nënëloke e madhe! U prehsh në paqe pranë bijve të tu! Heroina jonë Mihrije Qollaku-Buqa. Lavdi jetës dhe veprës tuaj, bija jonë Bllacjane, ka shkruar në kujtimin e tij Luftëtari i lirisë Zenel Zekolli