Ka ndërruar jetë në Gjermani Dr.Muharrem Krasniqi
Sipas njoftimit që e ka bërë publik në FB Qerim Shkreli, në Gjermani ka ndërruar jete mjeku nga Kosova Muharrem Krasnqi. Ai lidhur me këtë vdekje ka ndier pikëllim dhe në mes tjerash ka shkruar
‘’ Dr. Muharrem Krasniqi, ky Lajm shumë i pikëlluar, i rëndë, i dhimshëm, i trisht, Lajm goditës e furtunë…Po më dridhen trupi e shtëpia e nuk dua ta besojë këto që lexova në FB. I rashë telefonit të Dokut e shokut tim të dashur Muharrem, por nuk ka përgjigje…
Shoku im i dashur Dr Muharrem, më erdhe dhe të punësova si specialist të anestezisë në Gjermani. Ditët me Ty ishin shumë të lumtura, të veçanta, ndjehesha sikur isha në kohën e burrërisë shqiptare, ndjeja kënaqësi në bisedat me Ty, ndjehesha sikur isha në Atdhe, sikur isha në kohërat e Romantizmit, në kohërat e lumturisë fëmijënore. Sadoqë kishe dëshirë të rahatoje Familjen në Gjermani, tërë kohën diçka të mbante lidhur me Atdheun, më shumë se ne të tjerëve, tërë kohën përmëndje Familjen, Babain që nuk donte të largohëshe nga Vendlindja, kolegët, pacientët, nevojën e madhe për doktorrë në Atdhe dhe, një ditë, pas një bisede e konsultimi me mua, vëndose të këthehësh në Atdhe, atje ku linde, u rrite, atje ku kujtimet e dashuria të kishin mbërthyer aq, sa Gjermania për Ty, nuk kishte vlerë më dhe, IKE!
Ti, Dr Arsim Emini e Dr Selami Kurtishaj, tre anestezistët më të mirë, u këthyet në Atdhe. Mua më fisnikëruat shpirtin, më mbollët burrëri atdhetare, familjare e përgjegjëshmeri kombëtare.
Sa herë pata nevojë për Ty, siç ishte rasti kur kisha të sëmurë nipashin e njeriun tim më të dashur Riza Smaka, shokun tim të fëmijërisë Shefqet Beqiri e njerëz tjerë, Ti u ndihmove e shërbeve atyre, më mirë se të isha unë vetë aty…
Sa herë na mori malli për biseda të Lirisë, Pavarësisë, Burrërisë e halleve të Kombit shqiptarë, ne biseduam me orë të tëra… Ti ishe njeriu më konstruktiv në biseda, konstatime e urtësi…
Dok i dashur Muharrem, Ti nuk ke të drejtë të ikësh, ashtu pa na përqafuar, pa na bekuar e pa na thënë lamtumirë.
Ti thyen me mijëra zëmra, Ti lë zbraztësi në shumë sfera e lëmënj, Ti lë zbrastësira në gjokset tona… Ti nuk ke të drejtë të ikësh…
As Atdheu që aq shumë e deshe e të deshi, nuk mundet pa Ty…
Kthehu të lutëm, kthehu këtu prap, jeto me Ne e për Ne!’’shkruan Qerim Shkreli/qendrapress.com/