Ka ndërruar jetë Nexhat DACI

Nexhat Daci ishte njeri i dijes dhe i parimit, institucionalist i bindur dhe shërbyes i përgjegjshëm i shtetit. Ai i qëndroi besnik idesë së institucioneve, dialogut dhe rendit kushtetues, duke dhënë një kontribut të çmuar në ndërtimin e demokracisë parlamentare dhe të themeleve të shtetit tonë. Gjurmët e tij në jetën institucionale të Kosovës mbeten të pashlyeshme. Jeta nuk e kurseu nga dhimbja e madhe. Humbja tragjike e djalit të tij, Arianit, vite më parë, ishte një plagë e rëndë që e përballoi me heshtje, dinjitet dhe forcë të rrallë njerëzore. Kjo e bën edhe më të thellë respektin për karakterin dhe qëndrueshmërinë e tij si njeri dhe si prind. Në këto momente zie, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, miqve, kolegëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.