Ka ndërruar jetë prof. Bislim Muja, njëri nga profesorët e respektuar e të nderuar të Prizrenit.
Papritmas sonte ka ndërruar jetë prof.Bislim Muja, njëri nga profesorët e respektuar dhe njëri nga mësimdhënësit e palodhur që për shkollën dhe shkollimin në Kosovë ka bërë shumë. Ai fillet e arsimit I filloi si mësimdhënës në Has e pastaj për një kohë ka shërbyer si drejtor shkolle në Priranë, për tu kthyer më Prizren dhe për të vazhduar e punuar në arsim deri në pensionim. Mbahet mend si një nga mësimdhënësit që pa lodhur ka bë shumë e sidomos në aspektin dhe ruajtjes së traditës së Gjuhës Shqipe. Ai do të kujtohet gjatë në mënd si një profesor tepër I nderuar e respektuar në Prizren e më gjërë.Profesor Bislim Muja ishte vëllai I ish kryetarit të komunës së Prizrenit Ramadan Muja.Profesor Bislim Muja një jetë të tërë ishte në shërbim të zhvillimeve pozitive më Kosovë/qendrapress.com/