Ka ndërruar jetë profesoresha e muzikës Nexhibe Bukoshi Elezi,emër i nderuar i kulturës në Prizren

Pas një sëmundje sot, ka ndërruar jetë profesoresha e muzikës Nexhibe Bukoshi Elezi, një emër i çmuar dhe i nderuar i kulturës në Prizren. Ku për shumë dekada ishte mësuese muzike në Shkollën e Muzikës në Prizren . Ajo ishte rritur në frymë atdhedashurie sepse ishte motër e Hisen Bukoshit, një atdhetari të përndjekur politik dhe motra e ish Kryeministrit në ekzil Bujar Bukoshi. Po kështu ishte martuar me një personalitet që i dha shumë kulturës dhe historiografisë kombëtare Prof Dr. Mejdi Elezi tani i ndjerë. E bija e sajë Profesoresha dhe pianistja me famë ndërkombëtare Lule Elezi, sot ka ndarë lajmin e për ikjen në amshim të Mësueses Nexhibe Elezi,’’Sot, pushoi së rrahuri zemra e Nanës dhe engjëllit tonë mbrojtës gjatë gjithë jetës.
Nga sot, do të na mungoj aroma Nanës dhe mungesa e frymës së Saj, do të jetë gjithmonë e pranishme në zemrat tona.
Lamtumirë Nana jonë e dashur’’ shkruan ajo./QendraPress