Ka ndërruar jetë Ramadan Gashi ,atdhetar i përbetuar për ideal lirie nga Abanasi i ultë

0

      Sot, pas një sëmundje të  gjatë,  u shua edhe njëri nga  veprimtarët dhe atdhetarët e idealit të  lirisë së Kosovës  Ramadan Gashi, nga  Arbanasi i ultë  komuna e  Prizrenit. Ramadan Gashi, ishte veprimtar  dhe njëri ndër të parët që  iu bashkëngjitë kolonës së lëvizjes  kombëtare,  atëbotë  që ishte  si e vetmja lëvizje Lidhja Demokratike e Kosovës. Veprimtarinë atdhetare ai e bëri edhe në kohën  gjithë dekadës së  ekzistencës dhe mbijetesës  kombëtare, sepse  pos që ishte  kryetar i  nëndegës së  Arbanasit të Ultë, ishte njëri ndër  organizatorët dhe  veprimtarët  aksioni’’Familja mban familjen’’ ku me   vetë kontribut  duke nisur  nga  vetja e tij , tubonte tonelata e tonelata miell dhe  gjësende ushqimore  për të dërguar tek familjet  shqiptare, Ai ishte ndër të parët që  pati dhen idenë që të ndihmojnë atëbotë  pos asaj të ashtuquajtur pagë  mësimdhënësit që ishte nga 40 deri në 50 DM. Ai  ishte organizator për  mbledhje të miell e  të tjerë   gjëra ushqimore  për ët dërguar tek ato  familje  që  nuk kursenin për  lirinë e këtyre ditëve, Ramadani  ishte  njëri nga ata  që  i dha përkrahje pa kufi UÇK-së , duke  ndihmuar materialisht dhe  financiarisht, Ramadan Gashi , ishte një  burrë  i urtë i matur, Prandaj, edhe jo rrallë gjendej në  ballë  të pajtimeve të ndeshje  jo vetëm të  kohës  por edhe   të  gjakmarrjeve  dhe  pajtimeve tjera. Ramadan Gashi , me  pjekurinë e tij  diti të  maste  urtinë  dhe  mbi të  gjitha të nderonte   më të moshuarit e fshatit, prandaj ai  gëzonte një respekt të madh në fshat, Por, ideali i tij si atdhetar  pati edhe një bagazh  të  pafund   që liria e Kosovës  të  vije, Ai sot është ndarë nga kjo jetë, por  kujtimi për Ramadan Gashin do të   jete i paharruar, Varrimi bëhet nesër me drekë në  Arbanas  të Ultë të  Prizrenit/ qendrapress.com/   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *