Ka ndërruar jetë Sefer Saramati,punëtor shumëvjeçar arsimor dhe kryetar i Shoqatës së veteranëve të arsimit
Njëri nga mësimdhënësit shumëvjeçar të arsimit duke qenë edhe drejtor I dalluar në disa shkolla të Prizrenit, dhe njëri nga arsimdashësit e mëdhenj të arsimit Sefer Saramati ka ndërruar jetë.,Seferin e njohin gjithë Prizreni, ai së fundi ishte kryetar I veteranëve të arsimit .Njoftimin e kë bërë të ditir edhe nënkryetari i PDK dhe kryetar I degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj duke shkruar-‘’Me keqardhje e mora lajmin se kishte ndërruar jetë ish-punëtori shumëvjeçar i arsimit Prizrenas, Sefer Saramati,
Saramati e kishte filluar punën në arsim nga tetori i vitit 1963, për një kohë të gjatë, deri në janar të vitit 1987 ishte drejtor i sh.f. “Lekë Dukagjini” në Prizren, ndërsa më pas ka ushtruar edhe funksione të tjera.
Ishte kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit-dega në Prizren
Arsimtari im i dikurshëm i fizikës, përkushtimi yt për arsim për gjeneratat e reja, t’u bëftë dritë në botën e përjetme!’’/qendrapress.com/