Ka ndërruar jete Subhi Pasuli, veprimtarë i palodhur i jetës kulturore në Prizren
Sot, u nda nga jeta Subhi Pasuli, i cili me vite të tëra kishte punuar në shumë institucione të komunës si dhe në disa ndërmarrje prodhuese.
Krahas angazhimeve profesionale 20 vite ishte Kryetar ne SHKA AGIMI.Gjatë kësaj periudhe shka “AGIMI’ qëndëroi dhe mbijetoi sfidat e kohës nën regjimin serbo-sllav. Përvec mbështetjes financiare arriti, me përkrahje të subjekteve ekonomike të qytetit, të ndërtoj objektin e SHKA ‘AGIMI’, nË cka kjo shoqËri u bË me shtëpi.
Falë kontributut të madh SHKA :AGIMI” e shpalli Kryetar Nderi të shoqërisë.
Anëtarësia e SHKA “AGIMI’ humbi njeriun ndër dashamirët më te medhej që la gjurme të pashlyera në rrugtimin e shoqërise , per cka shprehin falenderim dhe mirënjohje të sinqert.
Kryesia e SHKA “AGIMI” i shprehë ngushllime anëtarëve, miqëve, familjarëve dhe gjithë atyre që e njohen dhe punuan me Subhi Pasulin.
Varrimi do të behet sot e shtunë , në ora 17.oo në përputhje me vendimet e Qeverisë dhe IKSHPK.
ShKA “Agimi” tashmë ka mbushur , 76 vjet të aktivitetit kapital në kultivim, ruajtje dhe avancim të vlerave muzikore kombëtare.
Ky ansambël për 76 vjet bëri kultivim të vlerave të mirëfillta artistike e kulturore shqiptare. 76 vjet frymëzim të gjeneratave të reja të artistëve. 76 vjet me këngë, valle krijimtari letrare, art pamor e skenik.
Shoqëria Kulturore Artistike “Agimi” është themeluar në nëntor të vitit 1944 nga Anton Lumezi, Nuri Sherifi, Lorenc Antoni.Mirëpo kontributë të palodhur mbi një dekadë në kre te kësaj SHKA ishte Subi Pasuli e pastaj afër dy dekada kryetar nderi, bashkë me Kadri Skeja e Liman Asllani Përkrah punës edhe orkestrina popullore dhe ajo argëtuese me: Anton Lumezin, Nuri Sherifin, Xhemil Dodën, Kolë B. Shirokën, Lazër Mjedën, Anton Çettën, pastaj Gjon Delhysën, Fran Gomillën, Kolë Gjonin, Matej Vuçajn Semahet Mashkulin e shumë të tjera, etj. Nga ShKA Agimi kanë dalë emra të njohur që lanë gjurmë në artin e Kosovës me të cilët mburret Kosova. Kontribuues në SHKA “Agimi”, kanë qenë edhe kompozitorët si, Lorenc Antoni, Rexho Mulliqi, Engjëll Berisha dhe Mark Kaçinari, por edhe shumë intelektualë të tjerë tashmë të njohur të kulturës shqiptare, si Gazmend Zajmi, Qamil Nixha, etj. Në udhëheqje të Shoqatës janë dalluar Subhi Pasuli, Petrit Nushi, Dashnor Xërxa, Engjëll Çeta, Zef Delhysa, Kadri Skeja dhe emra të tjerë”, Emri i Subhi Pasulit do të mbahet mend gjatë për punën dhe aktivtein e tij të palodhur për kulturën./qendrapress.com/