Ka ndërruar jetë veprimtari i palodhur e idealisti i Kosovës Xhemil Luma

     Me pikëllim të madh ndahet lajmi se ka ndërruar jetë veprimtari i palodhur e idealisti i Kosovës Xhemil Luma. Xhemil Luma ishte një idealist i palodhur i çështjes  atdhetare për Republikën e Kosovës, duke  u angazhuar që para lufte,e pastaj përkrahës i madh i UÇK-së  , për të pasuar me angazhim e ideale  të mëdha për ringritjen  dhe ndërtimin e  Republikës së Kosovës. Ai do të mbahet gjatë ndër mend  si një veprimtar e idealist  i Kosovës, puna dhe vepra e tij  ishin dhe do të mbeten  si një udhërrëfim për  brezat e së ardhmes. Ai ka ndërruar jete , por  kujtimi për  të do të jetë  i paharruar/www.qendrapress.com/