Ka ndërruar jetë veprimtarja e çështjes atdhetare Mihrije Krasniqi- Bytyçi
Ka ndërruar jetë veprimtarja e çështjes kombëtare e orëve të para të viteve 1981, e torturuar barbarisht nga sigurimi shtetëror jugosllav, por mjerisht shqipfolës. E burgosën, por në mungesë të fakteve, pas një muaji lirohet. Ishte e dërmuar fizikisht nga rrahjet e paskrupullta. Mihrije Krasniqi- Bytyçi ishte e diplomuar në Fakultetin juridik në Prishtinë, ishte kuvendare e Asamblesë në Kuvendin e Prizrenit dhe ka punuar në Shërbimin sprovues të Kosovës, me qendër në Prizren.
Mihrija la pas vetes: burrin Muhamet Bytyçin, djalin Ilirin me nusen Qendresën dhe mbesën Daorsën, vajzën: Dafinën me djalin Drenin dhe Doruntinën.
Ishe e qetë edhe gjatë lëngatës gjashtëmujore ashtu siç ishe njeri i drejtë dhe paqësor gjatë tërë jetës .Mihrija një jetë të plotë ishte në shërbim të Kosovës dhe pa u lodhur për asnjë çast I shërbeu lirisë .Mihrija shet dhe do të mbahet mend si iniciatorja në cilësinë kuvendares që kërkon të ngiten lapidare për dëshmorë, sepse ajo ishte brumosur që ne vegjëli për atdhe dhe për Kosovë, Sot e kujtojnë me pietet familjarët e sajë , ajo do të mbahet mend si një grua e fuqishme, por paqësore deri në fund /qendrapress.com/