Ka ndërruar jetë veterani i arsimit dhe shkrimtari e poeti, Ibrahim Skënderi.

Sot,ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare veterani i arsimit ,shkrimtari e poeti dhe personalitei I traditës e kulturës  opojare, Ibrahim Skënderi, nga fshati Brrut.

Ai ishte ish-drejtor dhe mësimdhënës shumëvjeçar në shkollën “Sezai Surroi” në Bellobrad dhe në gjimnazin “Ruzhdi Berisha” në Dragash. Kurse  ishte njëherit shkrimtar e poet që me veprimtarinë e tij ka  bërë shumë sidomos  për  Opojën dhe Prizrenin.

Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.

Varrimi do të bëhet sot, në kohën e drekës, në varrezat e fshatit Brrut.

Ibrahim Skënderi kishte dhënë kontribut të çmuar në arsim për 44 vjet e 20 ditë, duke shërbyer me përkushtim si drejtor dhe mësimdhënës.

Përveç arsimit, ai është vlerësuar edhe për krijimtarinë letrare kushtuar fëmijëve, si dhe për aktivitetin e tij atdhetar e kulturor. Ishte njëri nga  veprimtarët që ka pasur shumë angazhime sidomos në  Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren dhe një jetë të tërë ishte i përkushtuar  për kulturën kombëtare. I lehtë I qoftë dheu I Kosovës./QendraPress/