Ka ndërruar jete veterani i UÇK-së Zeqir Halil Morina. që një jete të tërë e kishte në shërbim të Kosovës
Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së Zeqir Halil Morina,i lindur në fshatin Dobidol, komuna e Rahovecit , Figura dhe jeta e Zeqirit përherë ishte në shërbim të Kosovës dhe shqiptarëve, ai në vitet e paraluftës ishte në mbështetje të bujqve të Anadrinisë , Ai njihej për atdhetari dhe humanizëm të pashoq duke ju qëndruar afër me furnizimin me makineri bujqësore, me derivate të naftës, plehra dhe pesticide, si dhe me artikuj të nevojshëm bujqësor për Anadrinasit që ta të mbijetonin kohën e të kaliteshin për luftën e lirisë . Ai gjithashtu bujqve të Anadrinit ju ka qëndruar afër me këshilla profesionale që i bënte në terren. Ishte I palodhshëm dhe shumë I afërt me bujqit e Anadrinit. Edhe sot e kësaj nga banorët e zonës kujtojnë si njëri profesional dhe punëtor në mbështetje të buqëve të Anadrinit në atë kohë, për të mirë e njëherit edhe në shërbim ët Kosovës .I ndjeri në këtë rol ka punuar deri sa dhunshëm është larguar nga organet serbe të regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Mirëpo më të krisir pushka e lirisë Zeqiri ishte nga pushkët e para të bashkuara të luftës për liri dhe pavarësi kundër okupatorit serb, nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Pashtrikut, deri në çlirim. Ai do të mbahet mend për fjalën e mbajtur, për besnikërinë dhe atdhedashurinë që kishte ndaj Kosovës, Prandaj kujtimi port këtë veteranë është dhembje dhe krenari,sepse ishte një burrë që s’do të harrohet ndër shumë breza,të shtuan me 26 mars me nderime të larta ushtarake e qytetare varroset në Prizren /qendrapress.com/Bottom of Form