Ka nisur takimi i presidentes Osmani me përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së.
Ky takim është kërkuar nga përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së pas miratimit të Ligjit për pagën minimale, në të cilën nuk u përfshinë veteranët. Të shtunën u mbajt edhe një protestë për të kundërshtuar përjashtimin e veteranëve të UÇK-së nga paga minimale. Veteranët kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera në vijimin në rast se ky Ligj dekretohet nga presidentja Osmani.Deputetët e pushtetit e votuan të enjten Ligjin për pagën minimale, në të cilin nuk përfshihen veteranët. Kjo ka nxitur edhe reagime të ashpra dhe indinjatë të madhe. Veteranët e UÇK-së dhe opozita kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se bashkë me Listën Serbe janë dakorduar për të përjashtuar veteranët nga Ligji për pagën minimale.