Ka vdekur 45 vjeqari që ra nga kati i dytë i një objekti në Prizren njofton zëdhënësi Bytyçi

                 Me datën 22 shkurt.2026, rreth orës 19:30, policia ka pranuar informatën se në rrugën “Faik Shala” në Prizren, një person kishte rënë nga kati i dytë i një objekti. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën mashkull M.N., 45 vjeç.njofton zëdhënësi i policisë Rajonale togeri Shaqir Bytyçi.   Viktima është marrë nga autoambulanca dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij ka qenë e rëndë dhe pa vetëdije, me ç’rast është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa është kryer këqyrja e vendit nga njësia e hetuesisë dhe njësia e forenzikës. Më vonë, rreth orës 22:20, nga QKUK është pranuar informata se viktima, si pasojë e lëndimeve të marra, ka vdekur. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.[U1] 


 [U1]