Ka vdekur Nurishah Gashi, nëna e veprimtarit të dalluar Bashkim GASHI

  Në moshën 90 vjeçare,sot ka vdekur Nurishah Gashi, nëna e veprimtarit të dalluar Bashkim GASHI. Ajo ishte një nënë e fortë e cila jetoi më dinjitet. E ndjera është nëna e Bashkim Gashit, veprimtarit të njohur për të Drejtat e Njeriut në Prizren, dhe veprimtarit të dalluar gjatë luftës  së UÇK-së  në informimin tragjedive  që bënte Serbia mbi popullatën e pafajshme. Varrimi bëhet të martën në ora 12. Në varrezat e Prizrenit./QendraPress.com/