Kabashi i Prizrenit vend besimi, kurse mendohet të  bëhet  një nga pikat më atraktive turistike.

Njëri ndër fshatrat që në Prizren dikur është njohur për burrëri dhe besë e fjalë të mbajtur është Kabashi i Prizrenit. Ose ata siç  ndryshe e quajnë vendin Kabashi i vendit  këtë vit komuna e Prizrenit ka ndarë 30 mijë euro që Kabashi të bëhet njëri nga pikat .Fshati Kabash i Prizrenit është vendbanim i vjetër.

Shtrihet mbi gërmadhat e një kompleksi të lashtë arkeologjik nga periudhat e lashta. Kontinuiteti morfologjik dhe arkitektonik i këtijvendbanimi ka vazhduar edhe në periudhat e më vonshme historike : në antikë,mesjetë,e deri në ditët e sotme. Ky vendbanim daton nga lashtësia dhe ka qenë i banuar me popullatë autoktone iliro-dardane.Këtë e dëshmojnë gjetjet arkeologjike,si shpata,heshta, monedha, përkrenare ilire të periudhës romake, si dhe shumë monumente të lashta të kultit që janë gjetur në këtë lokalitet,ende të pa hulumtuar nga arkeologët. Se lokaliteti ka qenë i banuar me popullatë iliro-dardane, dëshmojnë edhe toponimetdhe mikrotoponimet. Në fshat,gjinden themelet e bazilikave.:tregon arkelogu Shafi Gashi,Kabashët,që do të thotë territor, vend i pasur uji,kurse toponimi Korishë vjen nga fusha e gjërë pjellore rrëzë kodrave të Kabashit (korrishte), korrja e grurit,misrit dhe të lashtave të tjera. Edhe mikrotoponimet në këtë lokalitetit janë tërësisht shqiptare, si Boka, Fusha e Thatë, Ara e Hysenit,Curri i Haxhës, Guri i Keq, Ahishta,Mrizet,Firajë, Kodra e Madhe, Cukali,Gurishtë, Kalaishtë etj.tergon   historinët .Fshati i thellë i zonës malore dhe që nga lashtësia ende gjenden themelet e bazilikave,objekteve të kultit,ku popullata e hershme dardane i ka kryer ritualet shpirtërore. Në fshatin malor, Kabash, ekziston manastiri

i lashtë,manastiri i “Shën Pjetrit”, që në popullë njihet si “Kisha e Keqe” e periudhës paleokristiane, shekullit IV-V pas lindjes së Krishtit,që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë gjurmët e freskave të vjetra. Sipas gojëdhënës,thuhet se murgu shqiptar,

Shën Pjetri,për të qëndruar sa më afër me perëndinë, këtë monument kulti e ndërton në një shpellë guri në malet e larta të Kabashit.Mirëpo,këtë manastir të lashtë për qëllime të caktuara historiografia serbe e paraqet si manastir serb dhe emrin e Shën Pjetrit shqiptar

 e përshtat në “Sveti Petar”. Në dokumentet serbe, ky objekt fetar thuhet se i përket shekullit të XIV. Historiografia e falsifikuar serbe,të gjitha objektet e kultit,kishave e manastireve shqiptare të periudhës bizantine, i kthen dhe i evidenton në dokumentet si 

objekte serbe. Fshati Kabash ndahet në dy zona, në mëhallën e Gurit dhe mëhallën Zenelaj.

    Sipas mr, Rexhë Ukaj,duke folur  për Kabashin ai tregon se atje dikur pleqtë tregonin se njerëzit kanë besuar shumë në gurin e ajrin e Kabashit, Të gjithë të sëmuarit që kanë pasur sëmundje të turbekulozit” siq është e njohur në popull”veremi”shkonin atje dhe shëroheshin ndoshta vetëm për një verë, Ajri i pastër  uji i  pastër  dhe i begatë pastaj besimi i përkushtuar

në të gjitha këta gur kan shëruar shumë sëmundje.Kurse edhe gratë që nuk arrinin të lindnin tregojnë pleqtë se  shkonin atje dhe shëroheshin, Edhe kjo falë kushteve klimatike por, edhë falë respektit psikik se atje flejnë zanat e malit që shërojnë sëmundje të shumta njerëzore, plaku Adem Gashi tregon rastin se në Kabash bile sakët te e gëzuara  ashtu siq e quan shpellën muze,”kam shkuar  vetë me mbesën time dhe atje kemi qëndruar nja dhejtë ditë vere, beson pas tetë vitesh mbesa arriti të bëhet me fëmijë.Kurse atje unë kam ndëgjuar shumë nga familja ime dhe kojshitë tanë se janë shëruar sëmundje si vesvesja, pastaj “veremi” e  besa 

edhe  sëmundjet e lëkures. Ajo e gëzuemja  është e fortë dhe nezër ska nevojë me  ba më shumë se ndojë  pulë e ta banë ndonjë havëll”

tregon për “Kosova sot” dhe pastaj numrin se si i kishte ndëgjuar me dhjetëra raste për shërimin e gurëve të shpellës që janë të shenjtë. Në Kabash gjendet edhe përmendorja e luftëtarëve të lirisë së luftës së fundit të UÇK-së, që ranë në luftë me forcat armike serbe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ia vlen që Kabashi të shndërrohet në një zonë të mbrojtur turistike .Prandaj komuna e  Prizrenit në  vitin 2013 ka investuar rreth 10 mijë euro në përmisimin e infrastrukturës rrugore, për çasje me të lehtë në kala” tregon Lulzim Kabashi, Ai pastaj premton se në këtë  lokalitet  edhe këtë vit do të këtë investime për të zhvilluar turizmin.  Kurse ai fletë për faktin se ai lokaliet ka shërbeu edhe si vend për shërime të shumta./www.QendraPress.com/