Kabashi–Ramaj (PDK): Kurti po punon për përkrahësit e VV-së, jo për shtetin

                     Besa Kabashi-Ramaj nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka kritikuar qeverinë Kurti për sitautën në veri të vendit.Ajo deklaroi se ekzekutivi e ka humbur epërsinë ndërkombëtare të Kosovës karshi Serbisë, shkruan gazeta Online Reporteri.net.Tutje ajo tha se kryeministri, Albin Kurti nuk është duke punuar për të gjithë qytetarët. ‘Është fatkeqësi të shohësh që kryeministri definitivisht nuk është duke punuar për të gjithë vendin, ai është duke punuar vetëm për përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ajo në Klan Kosova.“Në fakt ai është kryeministër i krejt vendit, i të gjithë qytetarëve. Ai është duke e keqpërdorur shumë rëndë emocionin dhe atdhedashurinë që kosovarët e kanë për vendin e vet, duke dhënë doza të nacionalizimit dhe duke e përdorur veriun që t’i ngrit këto emocione aq lartë sa ne të verbohemi e të mos shohim sa keq është situata në fushat tjera”, ka thënë Kabashi-Rama.