Kadri Veseli ngjitet në bjeshkë, kujton kohën kur kalonte këto shtigje me shokët e luftës
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka kujtuar se këto shtigje i ka kaluar për herë të fundit në vitin 1993 me bashkëveprimtarë duke sjellë pajisje ndërlidhje, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Ju ftoj të gjithëve që gjatë fundjavës të vizitoni bjeshkët e bukura të Kosovës për të eksploruar florën e faunën e pasur të natyrës sonë. Në këtë mënyrë kontribuojmē edhe në fuqizimin e bizneseve të turizmit si dhe në prodhimin vendor bujqësor e blegtoral. Këtë pjesë të brezit kufitar me Maqedoninë Veriore, mes Gurit të Zi dhe Vërtopit, e kam kaluar për herë të fundit në 1993 me bashkëveprimtarë duke sjellë pajisje ndërlidhje. Jam i gëzuar që këto shtigje që dikur kaloheshin nga luftëtarët e lirisë të cilët transportonin shokët e plagosur e armatim, sot po shkelen gjithnjë e më shumë nga turistë vendas e të huaj.