Kadri Veseli vizitoi ish Shtabin e UÇK-së ne Kabash te Prizrenit

0

Zona e Kabashit në Prizren, është një ndër rajonet më të bukura në Kosovë, që meriton të eksplorohet nga më shumë vizitorë. Ndalesën time të parë e pata tek kalaja e Korishës, një vendbanim i rëndësishëm që zanafillën e ka prej bronzit të hershëm. Mandej vizitova edhe shtabin UÇK-së, që qëndron aty si dëshmi për patriotizmin e madh të banorëve të kësaj krahine. Në fund u ngjita në majat e bjeshkëve të Kabashit prej ku mund shikohet një pjesë e mirë e Kosovës. Duke patur parasysh pasurinë e madhe natyrore dhe kulturore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për për zhvillimin e turizmit malor, ne kemi propozuar një ligj të posaçëm për ta mbrojtur e promovuar këtë lokalitet me traditë të lashtë e të çmuar./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *