Kafeja zbulon nëse ke koronavirus? Studiuesit tregojnë si mund të bësh testin në shtëpi

0

I dashur prej kohësh për aromën dhe si përbërësi që të shumtë në botë nuk e nisin dot ditën pa të, kafeja tani po përdoret në gjithë globin si mjet shtëpiak diagnostikimi ndaj koronavirusit.


Një përmbledhje e literaturës shkencore dhe këshillave anektodale nga studiuesit e shijes dhe nuhatjes tregon shembullin e kafesë që të përdoet si një lloj testi ndaj koronavirusit. Përmes nuhatjes mund të zbulosh nëse ke Covid, thonë studiuesit të cilët e lidhun me aromën e veçantë që ka kafeja dhe nëse nuk arrin dot të ndjesh aromën, gjasat janë që të jesh infektuar.

CDC amerikane e rendit tashmë humbjen e nuhatjes apo të njohur si anosmia si një nga simptomat më të zakonshme të koronavirusit. Rreth 50% deri në 80% e të infektuarve me koronavirus kanë vuajtur nga anosmia.

Për shkak të prevalencës së anosmisë midis transmetuesve të Covid-19, përqindjen e lartë të bartësve asimptomatikë të virusit dhe aromën e veçantë të kafesë, mjekët kudo po u bëjnë thirrje njerëzve që të nuhasin kafenë. ‘Një nga gjërat që mund të bëhet shumë lehtë në shtëpi është të marrësh një kafe të bluar dhe të shohësh se sa larg mund të shkosh dhe ndërkohë ta nuhatësh’, thotë profesori i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit Tufts, James Schwob

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *