Kafja e shqiptarëve edhe në Kosovë

0

Kafja bashkon në një vend njerëzit nga të gjitha nivelet e shoqërisë dhe është një mjet i rëndësishëm i socializimit, sepse një filxhan kafe ka raste që shoqëron një bisedë të bukur, ndan me dikë një brengë dhe gjëra të bukura.Pavarësisht se quhet “kafe turke”, bima e kafes nuk kultivohet në Turqi. Përmendja e saj si kafe turke, ka të bëjë me mënyrën se si ajo përgatitet, që është zhvilluar nga turqit. Për herë të parë kafeja turke ka ardhur në Anadoll në shekullin e 16-të nga Jemeni dhe që nga ajo kohë është një prej llojeve të kafesë që konsumohet më së shumti. Në botë konsumohen rreth 2,25 miliardë filxhana kafeje në ditë.Meqenëse ky lloj i kafesë është më i fortë se shumë lloje të tjera, ajo mund të ofrojë disa përfitime shëndetësore. Kokrrat e kafesë përmbajnë përbërje të dobishme si acidet klorogjenike, të cilat janë lloje të antioksidantëve polifenolë që ofrojnë përfitime shëndetësore, sepse këto lloje të acideve përmirësojnë  inflamacionin, sheqerin në gjak, nivelet e kolesterolit dhe presionin e lartë të gjakut.Kafja mund të mbrojë trurin tuaj. Sipas disa studimeve me mbi 29,000 njerëz u konstatua se ata që konsumuan më shumë kafe kishin një rrezik 27% më të ulët të zhvillimit të sëmundjes Alzheimer. Një studim tjetër zbuloi se konsumimi i rregullt i tre deri në pesë filxhanë kafe në ditë shoqërohet me një ulje prej 15% të rrezikut të sëmundjes së zemrës etj.Për të filluar një ditë për së mbari dhe për të shijuar kafen më cilësore atëherë zgjedhja ideale do të jetë Loricaffe.Loricaffè prej më shumë se 22 vitesh është simbol i ekselencës së botës së kafesë në Shqipëri dhe të gjithë rajonin. Prodhuesi i parë i kafesë në Shqipëri, simbol i tradites italiane dhe asaj tradicionale në vend.Shijen e vërtetë të kafesë tradicionale të familjeve shqiptare tani mund ta gjeni edhe në Kosovë. Pavarësisht nëse do shihni yjet në natën më të gjatë të vitit apo të kapni lindjen e diellit të nesërmen, Loricaffè është aty për t’ju ndihmuar të qëndroni zgjuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *