Kajtazi ka reaguar pas miratimit të deklaratës për personat e zhdukur gjatë luftës: Kurti njeriu më i dëmshëm, të largohet me urgjencë
Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas miratimit të deklaratës për personat e zhdukur gjatë luftës, shkruan Veriu.info.Kajtazi ka thënë se me këtë deklaratë të përbashkët Kurti ia ka shkaktuar Kosovës njërën prej dëmeve më të mëdha.Kajtazi tutje ka thënë se kryeministri Kurti me urgjencë duhet të largohet në mënyrë që të pamundësohet shkaktimi i dëmeve tjera.
Postimi i plotë: Bajagi moti e kam pa kryeministrin Kurti, ne rolin me te keq te mundshem per Kosoven.
Deklarata e perbashket per personat e pagjetur eshte nje prej demeve me te medha qe Kurti ia ka shkaktuar Kosoves dhe luftes çlirimtare per liri.Kjo deklarate i barazon palet ne konflikt: Serbine si pushtuese dhe Kosoven si e pushtuar.
Kjo po ashtu i barazon palet ne gjetjen e provave materiale per te zhdukur te cilat sipas deklarates gjenden nen posedimin e insitucioneve te te dyjave vendeve.
Kjo deklarate tashme perfundimisht e liron Serbine nga pergjegjesia nderkombetare per zhdukjen me force te shqiptareve gjate luftes se viteve 1998-1999.Kjo deklarate edhe Kosoven e bene pergjegjese per krime lufte, ndonese Kosova nuk ishte shtet, nuk kishte ushtri te organizuar, nuk kishte lidhje politike-ushtarake.
Kurti, eshte njeriu ma i demshem qe ka udhehequr Kosoven pas luftes. Ne fakt, eshte i vetmi i demshem ne keto permasa.Eshte urgjence kombetare qe ky njeri te largohet nga pushteti ne menyre qe t’i pamundesohet shkaktimi i demeve tjera.