Kalaja e Cucës nën mëshirën e kohës,dëmtohet kështjella e shekullit të gjashtë

0

Ekzistojnë dy gojëdhëna për  kalanë e Cucës,e para thotë se  ajo ka shërbyer  për vajzat të cilat pastaj ishin në shërbim të ushtarëve në kohën osmane  Gojëdhëna e dytë lidhur kalanë e Cucës, ka një dhembshuri dashurie. Thuhet se pos kalasë që shihet një verilindje të kalasë kryesore gjendet edhe Kalaja e Cucës e ku emrin supozohet se e ka marrë  për faktin se mbreti nuk kishte dashur askush të ia shoh vajzën, prandaj e kishte mbyllur aty dhe i kishte krijuar edhe një lloj dinastie brenda mureve, por, dashura e madhe idilike bëri që ajo të dashurohet në një bari,dhe si shpërblim kishte fituar vdekjen brenda mureve të kalasë. Në koleksionin e Komunës së Prizrenit materiale arkeologjike nga territori i Prizrenit që posedon mbi 800 eksponate tha kohë më parë Luan Koxhbashkiu,arkeolog  .”Këtu  vijnë të gjitha gjetjet e gërmimeve si nga ato në ; Romajë,Vërmicë,Vlashjne dhe kalaja e qytetit por,këtu nuk kemi gjetje nga Kalaja e Cucës,sepse të gjithë kampionet janë të vjedhura në Beograd. Muzeu si muze arkeologjik është i vetmi në Kosovë .Mirëpo,ajo tanimë po dëmtohet tepër dhe dëmet e kësaj kalaje janë evidente kudo .Ai pastaj ka shpjeguar edhe faktin se ajo i përket shekullit të gjashtë. Kurse për restaurim ai mendon se ajo sipas Pakos së Ahtisarit i takon Kishës ortodokse. 

   Kalaja e Prizrenit përmban në vetë një pjesë mjaftë të rëndësishme të historisë së lashtë dhe mesjetare të këtij qyteti. Pozicioni i sajë topografik dominues mbi monumentin historik të  Krye engjëjve me peizazhin natyror tërheqës dhe konfigurimi arktiktonik i menduar mjaft mirë e bëjnë objektin me vlera të pa diskutueshme arkeologjike,historike dhe turistike .Është e vendosur në pjesën lindore të qytetit mbi një kodër dhe formë rrumbullake me lartësi 620 metra mbi nivelin e detit. Kodra ka linjë pamore direkt me fortifikatën e Hisarëve në Therandë dhe kalanë e Korishës,të dy Hisarëve në Reti dhe Rahovec pastaj  edhe te fortifikata,në Zatriq,Gjegjë,Krashëngjergj. Duke pa gjithë këto tipare të kalasë, Kurse për vlerat e larta të kësaj kalaje fletë dhe  arkeologu Shafi Gashi,tani drejtor i  Muzeut të Kosovës, por ai pohon se në të ardhmen e afërt duhet të shikohet mundësia që kjo kala të restaurohet ngase ajo do të ketë rolin e madh  për faktografinë historike të këtij qyteti. Por, këtë  restaurim dhe në kërkim të mjeteve edhe jashtë Kosovë është duke e bërë drejtori i turizmit Samir Hoxha,i cili përmes  telefonit nga vizita në Irlandë shpjegon se jemi këtu edhe për këtë qëllim. Ngase edhe këtu historia e kalave është   e rëndësishme. Kurse turizmin e Prizrenit  gjithsesi se kjo kala do ta ndihmojë  shumë’’/qendrapress.com/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *