Kamarieri më i buzëqeshur i ‘’Shadërvanit’’ Flamur Berisha ,apelon rininë kthehuni në Kosovën e bukur.
Në njërën nga kafiteritë më të frekuentuara në Prizren te ‘Corner’’ ushtron zejen e kamerierit i riu Flamur Berisha, i cili është përherë i buzëqeshur dhe plotë dashuri e bënë punën e tij. Ai me këtë rast ka edhe një apel për moshatarët e tij që të rikthehen në Kosovë ,sepse jeta në Kosovë ka kuptim e jetës së dinjitetshme. Ai lavdëron pronarin e kësaj kafiterie për korrektësi dhe pohon se këtu ndihem shkëlqyeshëm. Sepse e di të qenit jashtë në publik, takimi me njerëz e ka thelluar lidhjen time me tërë Kosovën. Kjo tokë i fton të kthehen të rinj tanë të cilët, na tregojnë se çdo fundjavë duan ta kaloj në këto hapësira të bukura, duke e ushqyer atë marrëdhënie dhe duke mësuar për vendin prej nga vjen familja e tyre. Ai pastaj tregon se ka kontakte të shumta me njerëz dhe ndihet krenar që ka mundësi të ju shërbeje që nga kryetari i komunës , pastaj deputetëve të këtij vendi, ministrave e shumë mysafirëve që vijë në Prizren., Ai apelon se vetëm Kosova ka këtë mrekulli të shijimit të kafesë në ‘’Shadërvanin’’ e bukur me plotë kujtime qofshin ato të fëmijërisë apo të rinisë. Prizreni është një nga qytet më atraktive në gjithë Kosovën e me gjërë. Në listën e vendeve më të mrekullueshme të botës, qyteti i Prizrenit radhitet i nënti, për shkak të bukurisë së veçantë që ka. Lumi Lumbardhë rrjedh nën urën 500-vjeçare të nën Urën e gurit në qytetin e Prizrenit në Kosovë, qyteti e Prizrenit është perlë në Ballkan. Ky qytet, i cili njihet si “qyteti i zambakut”, ka një vlerë të veçantë historike për shqiptarët, ndërsa e veçanta është se ka ruajtur me shekuj traditën e gërshetuar shqiptare, andaj kthehuni ejani këtu. Pohon Flamur Berisha i riu që e do Kosovën me shumë se gjithçka tjetër/www.QendraPress.com/