Kandiç dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit të Beogradit, shkaku i deklaratave për gjenocid 
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç, ka dorëzuar padi ndaj kryetarit të Beogradit, Aleksandër Sapiç, pasi ky i fundit në një deklaratë të tij e etiketoi atë si “person që akuzon popullin serb si gjenocidal”, raporton gazet online Reporteri.net.“Kam dorëzuar padi ndaj kryetarit të Beogradit i cili bëri pretendime të pavërteta se Natasha Kandiç është person që akuzon popullin serb si gjenocidal në të gjitha bazat dhe e cila insiston që Serbia të shpallet komb gjenocidal”, ka bërë të ditur Kandiç përmes një cicërime në Twitter.