Kandidati Haskuka u zotua se në mandatin e dytë, Prizreni do të bëhet kryeqytet i zhvillimit ekonomik

0

Kandidati  për Kryetar i Komunës së Prizrenit, njëherësh edhe Kryetar në ardhje, prof. dr. Mytaher Haskuka,vizitoi kandidaten për Kuvendin Komunal, Ganimete Hoxha- Babuna dhe familjen e saj në Vlashnje.

Në këtë takim u diskutua për nismat e ndërmarra në këto katër vite, rregullimin e infrastrukturës së fshatit, për ndriçimin publik, trajtimin në ujërat e zeza dhe subvencionet në bujqësi.  Kryetari Haskuka u zotua se në mandatin e dytë, Prizreni do të bëhet kryeqytet i zhvillimit ekonomik , i mirëqenies dhe i prosperitetit. Kryetari Haskuka e falënderoi për mikpritje Ganimeten dhe familjen e saj dhe u dakorduan që nuk do ta ndalin angazhimin që në mandatin e dytë të bëjnë edhe më shumë punë të mira për Vlashnjen dhe gjithë Prizrenin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *