Kandidati për Kryetar të Komunës Shaqir Totaj, i’u ka premtuar bashkëqeverisje të rinjve për ndryshimin e Prizrenit.

0

 “Rinia rrezaton shpresë e vullnet për ndryshime. Nga përkrahja e fuqishme që mora sot nga ta, kuptova që të rinjtë e Prizrenit kanë motivin e gatishmërinë për ta ndryshuar udhëheqjen e keqe të Haskukës. Në bashkëbisedimin me të rinjtë, e ku na nderoi me prezencën e tij miku im, Enver Hoxhaj, u shpjegova se me mua në krye të Prizrenit, do të themelohet Fondi Rinor e do të rifunksionalizohet Qendra Rinore si hapa të domosdoshëm për përkrahjen e munguar ndaj tyre. Zotohem se në mandatin e ardhshëm do të fuqizojmë rininë duke u ofruar perspektivë e të ardhme në Prizren. Bashkë për Prizrenin e të gjithëve” ka thënë ai. 

Enver Hoxhaj, më pas ka kërkuar nga të rinjtë e pranishëm, që të angazhohen më shumë që fitoren e PDK-së në Prizren ta bëjnë realitet, sepse me këtë program që ka PDK-ja për rininë, nuk e ka asnjë parti politike dhe në këtë mënyrë oferta e PDK-së është ofertë serioze, që duhet të proklamohet, sepse Prizreni nuk e meriton një qeverisje siç e ka pasur këto katër vite. 

Të rinjtë pjesëmarrës, janë zotuar se do të jenë më të angazhuar, sepse siç u shprehën ata, shumë të rionjë  prizrenas po na afrohen pasi janë zhgënjyer nga modeli demagogjik i VV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *