Kandidati Totaj prezanton projektin”Nënkalimi ish BVI – Bazhdarhane” dhe “Parku i ri i qytetit tek Shtëpia e Bardhë ‘’
Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,nga PDK-ja i bashkëshoqëruar edhe nga shefi i shtabit zgjedhor Kujtim Gashi si dhe një numër i madh i kandidatëve për kuvendarë e që shumica do të jenë kuvendar të ardhshëm morrën pjesë në aktivitetin e përbashkët ku u bë prezantimi i projekteve “Nënkalimi ish BVI – Bazhdërhane” dhe “Parku i ri i qytetit tek Shtëpia e Bardhë dhe parkimi nëntokësore me 690 vendparkingje”.Në këtë promovim projekti pasiqë tashmë ka jo më pak se këtër përvoja të këtilla dhe projekte të realizuara ishte dhe fituesi pa balotazh në Ferizaj , kryetari i komunës së Ferizajit Agim Aliu. Fillimisht për projektin në fjalë sqaroi kandidati Totaj i cili me këtë rast foli edhe për projektin në fjalë duke potencuar se domsdoshmëria e këtij projekti është sepse ne kemi bërë edhe analizat buxhetore të cilat mund ti bëjmë nga investimet komunale për dy ose tri vjet, por edhe mundësia për finacim është edhe për forma tjera. tha Totaj
Kurse për media me këtë rast ka falenderuar për këtë guxim edhe kryetari Agim Aliu nga Ferizaji ai dhe tha se tashmë ne në Ferizaj kemi realizuar katër projekte të këtilla dhe që mund të them se këtë do ta realizojë kandiadti Totaj, Prizreni ka nevoja për një ekspertë të këtillë ka thënë kryetari Aliu dhe vazhdoi
Pyetjes tonë se a ëshët duke biseduar për koalcione të mundshme PDK-ja për garën e 14 nëntorit. Ai tha se kemi filluar bisedimet dhe ato po shkojë mirë, por meçë jemi sot në këtë event spo dua të prishim imazhin e këtij eventi, por bisedimet jemi duke i vazhduar për koalicione të PDK së me subjektet tjera politike, Ky projekt i duhet qytetit të Prizrenit ,sepse ky fyt i ngushtë nuk duhet të jetë pengesë për zhvillimin e Prizrenit thanë ata.