Kandidati, Zafir Berisha do të angazhohet në rregullimin dhe zhvillimin e turizmit malor.

0

                 Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, pas 17 tetorit do të angazhohet në rregullimin dhe zhvillimin e turizmit malor.  Bjeshkët e Kabashit janë atraksioni turistik që i’a ka falur zoti këtij vendi, prandaj ne zotohemi për ndërtimin e rrugëve të cilat do të mundësojnë çasje më të lehtë nga qytetarët dhe vizitorët për të shijuar bukuritë natyrore të këtyre bjeshkëve, si dhe monumenteve historike që nga nga koha Ilire të cilat gjenden në këto hapësira.  Prevalla, bjeshkët e Zhurit, Pashtriku dhe bjeshkët e Vërrinit, janë mushkëritë e Prizrenit, andaj rregullimi i infrastrukturës në këto bjeshkë për çasje më të lehtë për qytetarët do të jetë priotitet i prioriteteve në projektin “Shpresë për Prizrenin”.

Njofton Zyra për Informim,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *