Kandidatit Totaj i bashkëngjiten në mbështetje edhe dy subjekte politike PAI dhe PDAK
Në faqen tij të FB sot, kandidati për kryetar të komunës së Prizenit nga PDK-ja Shaqir Totaj, ka bërë publike se tashmë në këtë garë pos subjekteve të ditura të koalicionit AAK dhe Nisma i është bashkangjitur në mbështetje edhe Partia e Ashkalive për Integrim ai ka ka shkruar; ‘’ Ndryshimi për Prizrenin po vjen – me qytetarët dhe të gjitha partitë politike në qytetin tonë që janë zhgënjyer me qeverisjen e tanishme. Mbështetjen sot na konfirmuan edhe Gani Elshani nga Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) dhe Hasan Dogani nga Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK). Kështu edhe do të qeverisim – të bashkuar e pa dallime për të gjithë Prizrenin.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen. Përpara Prizren!shkruan Shaqir Totaj