Kanë filluar përgatitjet për fillimin e ndërtimit të sallës multifunksionale sportive, në oborrin e Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren.
Pas renovimit të Qendrës Sportive’’Sezai Surroi’’ në lartësi rreth një milion euro. Drejtoria e Kulturës Riniss dhe Sportit dhe drejtori Adem Morina vazhdojnë të realizojnë shumë projekte të rëndësishme për rinin e këtij qytetit Tani ka filluar projekti për sallën mulltifunksionale .Kjo sallë do të shërbej për sportistët e xhudos, boksit dhe ping-pongut.
Ky investim, i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është një dritare e re për sportistët dhe për të rinjtë në përgjithësi. Është vetëm fillimi i krijimit të infrastrukturës së duhur dhe dinjitoze për sportistët prizrenas. Drejtori Morina padyshim punë të mirë ka bërë edh enë finalizimin e fushave të futbollit në Gjonaj dhe Zhur..