Kapen afër 6 mijë euro mallra të kontrabanduara në regjionin e Prizrenit

                     Janë kapur afër 6 mijë euro mallra të kontrabanduara në regjionin e Prizrenit.Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës atje kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallëra pa dokumentacion.Dogana e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pas ndalesës u gjetën 15 pako me pjesë për Motor-sharra.Bëhet e ditur se vlera e mallrave të kontrabanduar është afër 6000 mijë euro.Tutje, Dogana ka njoftuar se mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse./