Kapet i dyshuari për vrasjen në Gushtericë të Graçanicës, është polic

                                      Një person ka mbetur i vdekur në Gushtericë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.Nga Policia e Kosovës për Reporteri.net kanë thënë se i dyshuari për vrasjen është zyrtar policor dhe i njëjti është arrestuar.Me rastin është duke u marrë edhe IPK-ja. “Prishtinë, 7 maj 2022 – Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.