Karanfil Haxhillari: Është stërzhaguar për së tepërmi Parku i Biznesit në Prizren.

Qendrapress. A prisni këtë vit,që Parku i bizneseve në Prizren tē funksionalizohet? Sa pritet se do ta ndihmojë ekonominë e Prizrenit.?

Kranfil Haxhillari, kryetar i grupit të  kuvendarëve nga LVV në KK të Prizrenit  pohon’’ Sa i përket Parkut të Bisnesit dhe funksionalizimin e tij si proces është stërzhaguar për së tepërmi. Nëse kthehemi në kohë, funksionalizimi i tij ishte gati qysh në vitin 2020-2021, por votat e opozitës së atëhershme (Pdk-së) ishin kundër dhe nuk lejuan të vazhdohet procesi i mëtejmë për ta funksionalizuar Parkun e Biznesit. Shaqir Totaj erdhi në pushtet me premtimin që do ta funksionalizojmë brenda 100 ditëve të qeverisë së tij. Tashmë po hyjmë në vitin e 4 të qeverisjes Totaj dhe ende nuk kemi dritë më fund të tunelit për Parkun e Bisnesit. Për 4 vite as edhe një milimetër nuk është lëvizë për të funksionalizuat këtë Park, ku 90% e punëve infrastrukturore si nëntokësore po ashtu edhe asfaltimi i saj janë kryer në qeverisjen e kaluar. Sot kishin dal në Park për një propagandë të rradhës ku thuhet se do të bëhet plani i hollësishëm urbanistik i Parkut të Bisnesit. Realisht kjo do të duhej të kryhej qysh në vitin 2021, por neglizhenca, padituria dhe joserioziteti i kësaj qeverisje vazhdon me injorancën e vet dhe pas këtij pani rregullativ ka edhe një mori procesesh tjera deri në funksionalizimin e Parkut të Bisnesit. Përndryshe Lëvizja Vetëvendosje! pothuajse në çdo seancë e kemi ngritur si çështje me rëndësi dhe domosdoshmërinë për ta funksionalizuar këtë park. Po ashtu e kemi votuar dhe do të mbështesim çdo hap për funksionalizimin e këtij Parku edhe ose deri tani kjo qeverisje ka qen me “hapa breshke” deri tani. Me bindje të plot e them që kjo qeverisje nuk ka as dije e as vullnet që ta kryej kët projekt të domosdoshëm për bizneset e Prizrenit./www.QendraPress.com/