Karantinimi ka krijuar dëmtim të shëndetit mendor, krizë familjare dhe krizë financiare. Shkruan;Ruzhdi Gashi, avokat
Kufizimi i lirisë, karantinimi dhe mungesa e të ardhurave, kanë krijuar pasiguri, mungesë mjetesh për jetesë dhe panik, gjë që, ka shkaktuar dëmtim të shëndetit mendor, krizë familjare dhe krizë financiare.
Pandemia e COVID-19 si dhe karantinimi si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infektimit te qytetarët, ka sjellë qrregullime të mëdha në sjellje, punë, në të ardhura si dhe në dëmtimin e shëndetit mendor në të gjitha shtresat e shoqërisë, sidomos tek fëmijët.
Kjo situatë, me shumë të panjohura për njerëzit në përgjithësi dhe për mjeksinë në veçanti, fatkeqësisht nuk është kuptuar, sjeguar dhe menagjuar mirë, as nga qeveria dhe pklitikanët, as nga mjeksia por as nga qytetarët.
Natyrisht që, përgjegjëdinë kryesore në këtë grup faktorësh, e kishin dhe e kanë politikanët kosovar.
Sjellja e tyre e keqe, duke filluar nga zënkat dhe interesat personale, interesat materiale, marrja e rrogave dhe benificioneve tjera nga buxheti i shtetit, lënia në mëshirën e fatit qytetarët e papunë dhe ata që i kanë humbur vendet e punës, mospërkrahja e bisneseve të prekura nga pandemia e deri te kufizimi i lirisë së lëvizjes në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, kanë bërë që, qytetarët, përveq torturave psiqike dhe dëmtimit të shëndetit mendor, të dëmtohen edhe materialisht.
Fatkeqsisht, politikanët tanë, edhe më tej po vazhdojnë me polemika koti për intersa të tyre për pushtet dhe ende nuk po e votojnë pakon për ndihma ekonomike për qytetarët dhe bisneset për rimëkëmbjen ekonomike të ekonomisë kosovare të dëmtuar rëndë./qendrapress,com/