Kategorinë e këlyshëve e bashkëpunëtorëve të Radojçiqiave e Simiçave, u pa që s’mund ti ndal askush. –Shkruan; Hisen Berisha,Deputet i Paralamentit.
Me urdhrin e “naçellnikëve” nga Beogradi, kaluan në lexim të dytë edhe Ligjin për “pagën minimale”, ku në bazë të inçizimeve janë koordinuar me Radojçiqin përmes Simiçit, që të mos përfshihen Veteranët as në ligjin për pagat as në pagën minimale. Po ashtu, e kaluan në lexim të dytë edhe ligjin për themelimin e “Institutit për Krimet e Luftës”, me të cilin e përcaktojnë si periudhë hetimi kohën nga Marsi ‘98 deri në Dhjetor 2000. Pra përkundër faktit se lufta ka përfunduar në Qershor ‘99, kurse UÇK është demobilizuar 19 Shtator ‘99, për t’ia faturuar UÇK dhe Luftës për liri edhe vrasjet e pasluftës si krime lufte. Këto pa dyshim se janë rezultat i koordinimit të kësaj qeverie, për politika qeverisës , me eksponentët e krimit nga Beogradi. Pra, ky ligj ka për qëllim që përiudhën e luftës për liri ta përkufizoj si përiudhë e kryerjes së krimeve; Ndërsa, me ligjin për pagën minimale dhe mospërfshirjen e kategorisë së Veteranëve me qëllim shpërfytyrimi të tyre. Por, një gjë duhet ta dijnë bashkëpunëtorët e Radojçiqave e argatëve Beogradit në ketë qeveri kuislingësh mashtrues, se po provokojnë dinjitetin e luftëtarëve, e kjo do bjerë ditë të errëta për sojin e tyre, njëjtë si për parardhësit e tyre të “bashkim-vëllazërimit” në vitet 1998/99.