Katër komisione parlamentare mbajnë sot mbledhje

0

      Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, Komisioni për Buxhet dhe Transfere, si dhe Komisioni për Integrim Evropian do të mbajnë sot mbledhje.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të mblidhet në ora 10:00 ku veç miratimit të rendit të ditës, do të jetë edhe takimi me përfaqësuesit e komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. Më pas si pikë e tretë e rendit të ditës është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, më pas shqyrtimi i projektligjit për peticione si dhe të ndryshme.

Një orë më pas, 11:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, kurse në ora 13:00 do të mblidhen deputetët e komisionit për Buxhet dhe Transfere.

Në këtë komision si pikë e rendit të ditës është shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/1-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256. Po ashtu do të shqyrtohet edhe raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Ndërsa, komisioni për Integrim Evropian do të mblidhet në ora 13:30 ku do të bëhet shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2020-2024 ku do të jetë i ftuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *