Katër të vdekur nga koronavirusi sot në Kosovë
Katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.Gjatë kësaj periudhe, janë marrë 3.716 mostra prej të cilave 1.401 kanë rezultuar pozitivë. Janë shëruar 1.219 persona.