KËNGA E LAHUTËS E PAKËNDUAR

0

Këndohet këngë e sofrës së larë me lot

Vajton nëna birin që i vdiq sot

Ja fshin gjakun në kraharor t’bekuem

I ra pika n’zemër t’helmuem

Ku më mbete o studenti i nënës

İshe diell yll e dritë e hënës

Qysh ia kalle ti këtë zemrën nënës

M’u verbuan sytë bir kur të pashë të vrarë

Trupin tënd bir si ta shpije në varr

Kur ti vë nëna librat nën kokë

Si s’u shemb kjo e zeza tokë

Si s’u shemb e si s’u bë hi

Zemra ime na u bë shkemb

Baba yt bir e di si te rriti

Dritën tënde yll në ty ai e priti

Ju verbuan sytë bir kur të pa të vrarë

Më mirë vdeksha bir sa të jem gjallë

Gjakun tënd bir do ta ngrejnë dolli

Kupat do tı, zbrazin e kënaqen duke pi

Kënaqu or katil kënaqu o mizor

Se gjaku i birit tim do të jetë muze

Pranë së cilës çdo shqiponjë

Do të ngre fole mbi Kosovën nënë

Mbi varrin tënd bir

Do të shndrısë diell e hënë.

Ato vite kur studentëve u shkeleshin të drejtat dhe humbën jetën shumë prej tyre

Shpresa Gashi 1995

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *