Këmbësori në Fushë Kosovë u aksidentua nga një polic
Një këmbësor u aksidentuar nga një zyrtar policor gjatë pasditës së sotme në lagjën “Dardania” në Fushë Kosovë.
Këmbësori u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=93533707&v=2.1&guid=726e5a68c5b9458b94bfb4319b2b0fd29800743f2bfd46ca9f6877a21106068b Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Sot me datën 17.10.2020, rreth orës 16:35, në rrugën “Dardania” Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një veturë e tipit Mercedes të cilën ka qenë duke e drejtuar një zyrtar policor dhe një këmbësor. Personi i aksidentuar është dërguar autoambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njesia e Trafikut Rajonal Prishtinë, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe jane marrur me rast” deklaroi Kelani.