Kemi rikthyer Shërbimin që përdoret për trajtimin e gurëve në veshka-pohon drejtori Hajdari

Kemi rikthyer Shërbimin që përdoret për trajtimin e gurëve në veshka dhe sistemin urinar, ESWL (Extracorporeal Shock Wave Lithotripsy), në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Hapësira ku do te ofrohet ky shërbim, deri më tani ka qenë jashtë funksionit dhe me renovimin e kësaj hapësire, kemi krijuar një ambient të posaqëm me standarde moderne, duke përmirësuar sigurinë dhe efektivitetin e procedurave.

Për të realizuar numër më të lartë të procedurave, në këtë Shërbim është zgjatur orari i shërbimit nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Tani, kjo procedurë do të ofrohet në dy ndërrime, duke siguruar qasje më të gjerë dhe trajtim më të shpejtë për pacientët.

Aparaturën e patëm larguar nga salla operative, për të shmangur infeksionet e mundshme dhe për të rritur sigurinë gjatë trajtimeve.

Ky hap tregon përkushtimin ndaj përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe ofrimit të kujdesit më cilësor për qytetarët,shkruan ne fbOsman Hajdari, drejtor./www.QendraPress.com/