Kërcënimi për vrasje i Dick Martyt, OVL e UÇK-së: Në shumë raste Serbia është munduar t’i fajësojë shqiptarët, institucionet e Kosovës të mos heshtin
Avni Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një konferencë për media tha se Serbia Kjo deklaratë e Klinakut vjen pasi ditë më parë u raportuar se që nga dhjetori 2020, Dick Marty është vendosur nën mbrojtje shumë të rreptë policore pasi ishte kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe.Ish-prokurori, deputet në Dhomën e Kantoneve nga (FDP/Ticino) dhe raportues për Këshillin e Evropës, ishte kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe, shkruajnë mediat zvicerane.
Sipas Dick Marty-t, “kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve”.E kryetari i OVL-UÇK-së, Klinaku në një konferencë për media tha se tej se Kuvendi i Kosovës, Presidenca e Qeveria e Kosovës nuk duhet të heshtin por të kenë takime të vazhdueshme me mekanizmat ndërkombëtarë dhe ta ngrisin si çështje, raporton Telegrafi.Ai më tej tha se presin nga Shqipëria të iniciojë një rezolutë të re në Këshill të Evropës, që do ta hidhte poshtë rezolutën e kaluar ku Kosova akuzohet për trafikim me organe.Ndryshe, më 25 janar 2011, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e senatorit zviceran Dick Marty, në të cilin ngrihen pretendime ndaj disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për përfshirje në krimin e organizuar, përfshirë trafikimin e organeve njerëzore. /Telegrafi/